Gruaja raporton se u sulmua nga bashkëshorti në Pejë, ndërhyjnë edhe zjarrfikësit për hapjen e derës

June 27, 2026


Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 19:30, në rrugën “Adem Jashari”.

Pas raportimit, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, por dera e banesës ishte e mbyllur, pasi çelësi ishte thyer. Për këtë arsye, në lokacion janë thirrur edhe zjarrfikësit, të cilët me pëlqimin e palëve e kanë hapur derën me forcë.

Brenda banesës, viktima ka njoftuar Policinë se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje për arsye banale, i dyshuari e kishte rrotulluar tavolinën dhe e kishte goditur disa herë me shkelma në këmbë.

Sipas deklarimit të saj, më pas ajo kishte telefonuar babain e saj që të shkonte në banesë, ndërsa i dyshuari dyshohet se i kishte kërcënuar.

Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe i dyshuari dhe dëshmitari.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




Source link