Të rinjtë rrezikojnë shumë, futen në anën e kundërt të autostradës për të shmangur kolonat
1
Një shkelje e rëndë e rregullave të trafikut rrugor është raportuar të mërkurën në Kosovë, ku disa të rinj kanë filmuar veten duke vozitur automjetin në kah të kundërt të autostradës Ferizaj-Kaçanik.
Sipas pamjeve, automjeti qarkullon në drejtim të kundërt me rrjedhën normale të trafikut, duke rrezikuar seriozisht fillimisht jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në videon e shpërndarë nëpër rrjete sociale shihet se në kahun ku i riu do të duhej të ngiste automjetin, ishte krijuar kolonë e gjatë. /
