Para dhe pas, Xumi tregon transformimin drastik te vetja
3
Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh mjaft frymëzues, të shoqëruar me pamje nga transformimi i tij i jashtëzakonshëm fizik. Xumi ka treguar hapur rrugëtimin e vështirë që i ndryshoi tërësisht jetën, duke u kthyer në një shembull të pastër të vullnetit.
Përmes një postimi, ai ka rrëfyer se në pikën e tij më të rëndë peshonte plot 140 kilogramë.
“E di shumë mirë si është të humbasësh besimin tek vetja, të ndihesh i bllokuar dhe të mendosh se nuk do arrish kurrë aty ku do,” është shprehur ai, duke kujtuar periudhën e vështirë përpara ndryshimit të madh.
Megjithatë, falë një pune të palodhshme, disipline të hekurt dhe shumë sakrificave, ish-banori ka arritur të humbasë rreth 60 kilogramë. Ai ka theksuar se gjatë këtij procesi kuptoi që çelësi i suksesit nuk qëndronte thjesht te stërvitja, por te mentaliteti dhe vendimi për të mos u dorëzuar as në ditët më të errëta.
Sot, Xumi gëzon një formë të shkëlqyer fizike dhe ka një mesazh motivues për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre: “Nëse unë munda ta ndryshoj jetën time, mundesh edhe ti”. /Prive By Liberta Spahiu