Hykmete Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës: Ka humbur besueshmërinë

June 20, 2026


Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e testit të maturës, duke vlerësuar se publikimi i tij gjatë zhvillimit të provimit po përsëritet tash e gjashtë vjet me radhë.
Sipas saj, testi nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin, duke krijuar padrejtësi ndaj nxënësve që kanë punuar me vite.

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje .Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin.Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite. Ky nuk është më veç problem i organizimit të një testi, është problem i drejtësisë në arsim, është edhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultet”.
Ajo ka theksuar se testi i maturës e ka humbur besueshmërinë dhe ka kërkuar zëvendësimin e tij me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, ndërsa i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të marrë përgjegjësi për situatën.




Source link