Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e tyre të përbashkët në festën e organizuar pas finales së “Ferma VIP”.
Dyshja është parë krah njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes, duke shijuar atmosferën festive në shoqërinë e miqve dhe të ftuarve të tjerë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale i tregojnë të qeshur dhe mjaft të afërt, duke rikthyer edhe një herë aludimet për një raport që mund të shkojë përtej miqësisë.

Zërat për një lidhje të mundshme mes Jonidës dhe Alessios kanë qarkulluar prej muajsh. Fillimisht, vëmendjen e tërhoqën fotografitë e tyre së bashku në aeroport, ndërsa më pas ata u panë pranë njëri-tjetrit edhe gjatë një aktiviteti publik në Tiranë, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve.
Së fundmi, edhe vetë Alessio u pyet në “Top Arena” për raportin me këngëtaren. I ngacmuar nga Mateo Borri nëse do ta pranonte publikisht një rikthim të mundshëm me Jonida Maliqin, ai preferoi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Njerëzit takohen edhe për qejf o burr, kemi shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër ngelet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u shpreh ai.
Deri në këtë moment, as Jonida Maliqi dhe as Alessio Alia nuk kanë konfirmuar apo mohuar zyrtarisht zërat që i lidhin.