Tjetër skandal në panelin e opinionistëve/ Çfarë tha Armina për Soni Malajn? (Video)

June 16, 2026


Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” nuk ka kaluar pa polemika. Pas shpalljes së renditjes së finalistëve dhe eliminimit të Bujakës, një moment i kapur nga kamerat ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e internetit, shihet opinionistja Armina Mevlani teksa ndodhet në panel dhe, sipas interpretimit të shumë ndjekësve, dëgjohet duke thënë: “Soni duhej të kishte dalë e pesta.”

Menjëherë pas këtij momenti, Armina shihet duke mbuluar fytyrën me dorë, në një përpjekje për të mos u kapur nga kamera.

Megjithatë, një tjetër kënd filmimi ka regjistruar lëvizjen dhe reagimin e saj, duke bërë që videoja të shpërndahet gjerësisht në rrjet.

Këto pamje vijnë vetëm pak ditë pas incidentit me Ermal Mamaqin.



Source link