Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?

June 16, 2026


Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.

E pyetur për fitimet që arrin të sigurojë nga aktiviteti i saj, Rizarta u shpreh se të ardhurat mujore i kalojnë 4 mijë eurot, ndërsa theksoi se shifrat vazhdojnë të jenë në rritje.

“Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, tha ajo.

Përtej aspektit financiar, Rizarta dha edhe një mesazh për vajzat e reja, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe të krijimit të një karriere personale.

Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, u shpreh influencerja.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar shifrën e bërë publike, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mesazhin e saj për pavarësinë financiare dhe angazhimin profesional.



Source link