Egzona Muçiqi shfaqet për herë të parë pas humbjes së vëllait

June 13, 2026


Egzona Muçiqi, bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muçiqi, pak javë më parë përjetoi humbjen e vëllait të saj në moshë të re.

Që nga ajo kohë, ajo kishte munguar në paraqitjet publike dhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Egzona është rikthyer në Instagram përmes një fotografie të publikuar në Instastory. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, ajo shfaqet duke ia mbajtur dorën bashkëshortit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Në fotografi nuk shihen fytyrat e çiftit, por vetëm duart e tyre./Kosovarja/




Source link