Romancë apo bashkëpunim? Zbulohen detaje rreth “lidhjes” së Dionës me Feron

June 10, 2026


Fero është rikthyer prapë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe të ndjekësve të tij. Kësaj here, po flitet për një romancë me këngëtaren simpatike Diona Fona.

Këngëtarja dje kishte postuar një video në llogarinë e saj në Tik Tok duke kënduar këngën e reperit. Po ashtu, në një postim të saj në Instagam, Fero i komentoi “Të dua”, kurse ajo iu përgjigj me “Sa?”

Ndërsa, Fero, dje publikoi një fotografi ku lehtësisht mund të identifikohet Diona.

Ende nuk dihet nëse çifti po paralajmëron ndonjë bashkëpunim apo po e shfaqin edhe publikisht lidhjen e tyre romantike.

Gazetari Agon Rexhepi tregoi në ‘Ora 7’ se Diona Fona do të jetë mysafire e emisionit javën e ardhshme dhe do të na tregojë të vërtetën.




Source link