Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i kutive drejt fundit, ja kush kryeson
Kanë mbetur edhe rreth 11 për qind deri në përfundim të numërimit të votave.
Nga publikimi i deritashëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor del se Lëvizja Vetëvendosje prin në më së shumti komuna si: Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Han të Elezit, Gjakovë, Pejë, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Dragash, Prizren, Rahovec , Kaçanik, Fushë-Kosovë dhe në Klinë, transmeton lajmi.net.
PDK-ja është e para në tri komuna si: Skenderaj, Drenas dhe në Malishevë.
AAK-ja në dy komuna: Deçan dhe në Junik.
Derisa LDK-ja është e para vetëm në Istog./Lajmi.net/

The post Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i kutive drejt fundit, ja kush kryeson appeared first on Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit.