Të shtëna me armë zjarri pranë kampit të Kombëtares së Anglisë në ShBA, nëntë të plagosur
1
Policia amerikane ka njoftuar se disa persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë kampit bazë të Kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës në Kansas City, Missouri.
Sipas autoriteteve të Kansas City-t, të paktën nëntë persona janë dërguar në spital pas incidentit që ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Troost Avenue, shumë afër kampit stërvitor të Anglisë në Sëope Soccer Village.
Sipas mediave angleze, zyrtarët policorë konfirmuan se të plagosurit kanë lëndime të lehta trupor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia theksoi se lojtarët dhe stafi i Anglisë nuk ndodheshin në vendngjarje në momentin e incidentit.
Ndërkohë, pavarësisht se Anglia ka bazën në Kansas City, në kohën e incidentit skuadra ndodhej në Florida, ku po zhvillonte një ndeshje miqësore ndaj Zelandës së Re, të cilën e fitoi 1:0.
Anglia e ka zgjedhur Kansas City-n si kamp bazë për shkak të pozicionit qendror në ShBA dhe kushteve të mira stërvitore, ndërsa në të njëjtin qytet janë të vendosura edhe përfaqësueset e Algjerisë, Argjentinës dhe Holandës.