LVV-ja prin me 42 për qind, pasojnë PDK-ja me 21 dhe LDK-ja me 17 për qind
12
Klan Kosova me PIPOS ka publikuar Exit Poll-in për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën sot, 7 qershor 2026.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, sipas matjes më të fundit të opinionit publik të publikuar nga PIPOS.
Sipas rezultateve të sondazhit, LVV-ja gëzon mbështetjen e 42 për qind të qytetarëve, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera parlamentare.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të mbështetjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17 për qind.
Rezultatet tregojnë se diferenca mes LVV-së dhe PDK-së mbetet 21 pikë përqindjeje, ndërsa dallimi mes LVV-së dhe LDK-së arrin në 25 pikë përqindjeje.
Duhet theksuar se këto rezultate janë pa votat e diasporës.