“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës
1
Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për qind të tyre, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë në epërsi me 43.52 për qind të votave, duke lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 33 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara, PDK-ja ka marrë 2,213 vota, ndërsa VV-ja 1,678 vota. Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.69 për qind apo 798 vota.
Malisheva tradicionalisht konsiderohet bastion i Nismës Socialdemokrate. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Limaj i dha mbështetje publike PDK-së.
Megjithëse procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet nuk janë përfundimtare, epërsia aktuale e PDK-së në Malishevë po komentohet si një tregues i ndikimit që mund të ketë pasur mbështetja e Limajt në këtë komunë, e cila për vite me radhë është identifikuar me Nismën Socialdemokrate.