Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij
1
Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet secila vota.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote” shkruan Kurti në njoftim.