Në qytetin e dashurisë, Teuta Krasniqi shfaqet më e lumtur se kurrë
16
Teuta Krasniqi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga Parisi, qyteti që njihet si simbol i dashurisë dhe romancës.
Aktorja po shijon disa ditë të veçanta në kryeqytetin francez, e shoqëruar nga dy vajzat e saj, Tara dhe Kaya. Pamjet e publikuara tregojnë momente të bukura familjare dhe atmosferën që po e shijojnë së bashku.
Teuta nuk e fsheh lumturinë që po përjeton pranë njerëzve të saj më të dashur, shkruan Kosovarja.
Me buzëqeshjen që e karakterizon, ajo duket më e qetë dhe më e lumtur se kurrë gjatë këtij udhëtimi në Paris.


