Arianit Koci ndan moment romantik me bashkëshorten në ditëlindjen e saj

June 4, 2026


Avokati i njohur Arianit Koci ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar bashkëshorten e tij, Beatricen, në ditëlindje.

Ai ka publikuar një fotografi intime ku shfaqet duke e puthur bashkëshorten, ndërsa krahas saj ka shkruar një mesazh plot dashuri dhe mirënjohje.

“Urime ditëlindja, Beatrice e jemja ❤️. Faleminderit për dashurinë, kujdesin, durimin dhe krejt rrugët që i kemi ecë bashkë. Nuk e ke lehtë me mua, me tërë energjinë e pasosur që e kam!”, ka shkruar Koci.

Në urimin e tij, ai ka bërë edhe një krahasim me figurën e Beatrices së Dante Alighierit, duke e cilësuar bashkëshorten si frymëzim dhe udhërrëfyese në jetën e tij.

Postimi i tij romantik ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë uruar çiftin dhe kanë vlerësuar fjalët e ndjera të dedikuara për këtë ditë të veçantë.




Source link