Si po shkon lidhja me Gimbon? Selin Bollati e tregon me kete foto – Lajme Big Brother Vip
Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, aty ku nisën edhe një histori dashurie.
Tashmë që reality show ka përfunduar, fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me çiftin e njohur. Pyetjet rreth lidhjes së tyre janë të shumta.
Fituesja e edicionit të pestë të BBV është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e shumtë momente të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, balerina e njohur ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me Dj Gimbon. Imazhi në fjalë është realizuar teksa ata të dy kanë qenë me pushime së bashku.
