Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
2
Kompania Rajonale e Ujësjellës “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, gjatë ditës së martë, 2 qershor, në intervalin kohor 10:00 – 16:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në katër zona.
Sipas njoftimit ndërprerje do të këtë në lagjen “Arbëria”, lagjen “Dardania”, rrugën “Tirana” dhe rruga “Driton Hoxha”.
Në njoftim thuhet se ekipet do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt.

