Florian Dushi elektrizon mijëra qytetarë me mesazhin e fitores

June 1, 2026


Dega II e LDK-së në Prishtinë, e njohur si “Prishtina e Vjetër” dhe e drejtuar nga veprimtari i njohur Florian Dushi, mbrëmjen e së dielës dëshmoi fuqinë e saj organizative dhe mobilizuese në kuadër të tubimit qendror për zgjedhjet nacionale 2026.
Me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh, ky tubim u shndërrua në një manifestim të energjisë, unitetit dhe besimit në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë.
Atmosfera entuziaste dhe pjesëmarrja masive u vlerësuan nga të pranishmit si dëshmi e mbështetjes në rritje për LDK-në dhe programin e saj politik. Tubimi përcolli një mesazh të qartë se qytetarët janë të gatshëm për një kapitull të ri zhvillimi dhe përparimi.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Degës II të LDK-së dhe njëherësh nënkryetar i Kryeqytetit, Florian Dushi, theksoi se koha për ndryshim ka ardhur dhe se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të ndërtohet e ardhmja që meritojnë qytetarët e Kosovës.
“Çdo votë për LDK-në është një hap drejt fitores dhe një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Bashkë, me vizion, energji dhe besim të palëkundur, do ta arrijmë këtë qëllim”, u shpreh Dushi.
Me këtë rast, po ju sjellim një pjesë të fjalimit të Florian Dushit, fjalë që elektrizuan të pranishmit dhe u pritën me duartrokitje të gjata nga qytetarët




Source link