A janë ndarë Mateo me Brikenën? Reagon Ed Manushi: E pyeta ish-banorin, tha flasim vetëm për… – Lajme Big Brother Vip
Ditët e fundit, në rrjet kanë nisur thashethemet për një ndarje të mundshme mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit.
Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5 kanë vendosur që të heqin njëri-tjetrin nga Instagram-i dhe në të njëjtën kohë, duke fshirë të gjitha postimet e tyre të përbashkëta.
Për këtë ka reaguar dhe moderatori i Top Channel, Ed Manushi.
I pyetur në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, gazetari, i cili pak ditë më parë ndau edhe një foto me çiftin, u shpreh se e ka pyetur personalisht Mateon për këtë lajm, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar t’i përgjigjej.
“Do të përgjigjem siç mu përgjigj Mateo kur e pyeta dje. Tha: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’. Flasim për punë, për biznes”, u shpreh ndër të tjera Manushi.