Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, tre të plagosur, arrestohet autori
2
Një sulm me thikë ka ndodhur në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit në qytetin Winterthur, ku mbetën të plagosur tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas zviceran 31-vjeçar, i cili u arrestua pak minuta pas incidentit nga forcat e policisë në zonën e stacionit.
Arsyet e këtij sulmi të rëndë nuk janë të ditur, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se agresori është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë sulmit.
Një kalimtar, i cili foli për median zvicerane Blick, deklaroi: “Dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive dhe të shqetësuar.”