Bekim Haxhiu uron me fjalë zemre bashkëshorten për ditëlindje
13
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.
Ai publikoi një mesazh emocionues ku shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e jetës, duke e cilësuar atë si zemrën e familjes së tyre.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! ❤️🎉 Jam shumë mirënjohës që të kam në jetën time. Ti je zemra e familjes tonë, forca dhe ngrohtësia që e bën çdo ditë më të bukur”, ka shkruar ai.
Tutje, Haxhiu falënderoi bashkëshorten për përkushtimin ndaj familjes, ndërsa mesazhin e përmbylli me fjalët: “Të dua pafund! ❤️ Gëzuar ditëlindjen”.