Skandal në rrjet? Enca flet për “natyrale”, por detaji në postim tregon tjetër gjë

May 27, 2026


Këngëtarja Enca ka publikuar një foto të re në Instagram me përshkrimin “Ne habitatin tim natyral”, por vëmendjen e ka marrë etiketa “AI info” që shfaqet mbi postim.

Kjo etiketë zakonisht vendoset nga Instagram kur një foto është krijuar ose modifikuar me inteligjencë artificiale, duke ngritur pikëpyetje mbi sa “natyrale” është pamja në imazh, shkruan Indeksonline.

Aty vihet re edhe detaje që duken të retushuara, si lëkura shumë e lëmuar, ndriçimi perfekt dhe efektet vizuale që japin pamje jo krejtësisht reale.

Megjithatë, etiketa “AI info” nuk do të thotë domosdoshmërisht se fotoja është plotësisht e krijuar me AI, por mund të tregojë përdorim filtrash apo editime me inteligjencë artificiale.

Screenshot






Source link