Xhuli bëhet nuse, shkëlqen me vellon e bardhë
13
Xhuli ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit me paraqitjen e saj të fundit si nuse. E veshur me fustan të bardhë dhe me grim perfekt, ajo u duk mahnitëse në çdo detaj.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një martesë të vërtetë. Ish-banorja e njohur realizoi këtë paraqitje në kuadër të një reklame, ku u transformua komplet në një nuse elegante.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale morën menjëherë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për dukjen dhe hijeshinë.
E pas gjithë kësaj, fansat kanë nisur të shtrojnë pyetjen: kur do ta shohim Xhulin nuse edhe në jetën reale?
