Këta që po ua qajnë hallin qytetarëve, bllokuan miratimin e pakos 200 milionëshe
6
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke iu referuar opozitarëve, ka thënë se ata që po ua qajnë hallin qytetarëve, e kishin bllokuar pakon e ndihmës për ta.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se blloku opozitar kishte bllokuar miratimin e 200 milionë eurove ndihmë për qytetarët.
“Po i shoh disa përfaqësues të opozitës teksa po ua qajnë hallin qytetarëve këtyre ditëve të fundit.
Ishin po të njëjtit nga blloku opozitar që e bllokuan miratimin e pakos 200 milionë euro për mbështetje ndaj qytetarëve.
Qytetarët nuk harrojnë” shkroi Murati.
Kujtojmë se pakoja e mbështetjes për qytetarët e sektorit privat dhe publik, e propozuar nga qeveria, nuk kaloi në Kuvend.