“Lëndime më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur’’-Flasin nga spitali për gjendjen e Hysni Mehanit

May 14, 2026


Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Si pasojë e sulmit, Mehani po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Drejtori i këtij institucioni, Gëzim Berisha tha se Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

“Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër”, ka deklaruar Berisha për “Mitropol”.






Source link