U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë — zbulon arsyen e vërtetë

May 4, 2026


Pas përjashtimit të saj nga formati televiziv “Ferma VIP 3”, Malbora Gurra ka publikuar një qëndrim zyrtar përmes rrjeteve sociale.

Në deklaratën e saj, ajo e cilëson largimin pas 40 ditësh qëndrimi si një vendim personal për të përfunduar këtë bashkëpunim, duke paralajmëruar dhënien e detajeve shtesë në ditët në vijim.

Në komunikimin e saj me publikun, ish-konkurrentja thekson: “Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni mbështetur gjatë pjesëmarrjes sime në Ferma Vip 3. Pas rreth 40 ditësh, KAM vendosur ta përfundoj këtë eksperiencë për arsye të mira, të cilat shumë shpejt do t’i ndaj me ju, sepse jua kam borxh si publik, si mbështetës, si miq dhe familje.”

Lidhur me rrethanat e mbylljes së këtij rrugëtimi televiziv, ajo shprehet: “Në një histori jo gjithmonë ka një të mirë apo një të keq – ndonjëherë ka vetëm mendime dhe rrugë të ndryshme. Vendimet dhe mënyrat për të përfunduar një bashkëpunim janë gjithmonë personale.”

Ajo e përfundoi reagimin e saj me një mesazh vlerësimi për audiencën: “Sot dua vetëm të falënderoj për dashurinë, përkrahjen dhe fjalët e bukura që më keni dhënë çdo ditë. Më keni mbushur me krenari dhe mirënjohje. Ju premtoj se shumë shpejt do të ndaj më shumë me ju. Faleminderit nga zemra!”.



Source link