Apeli nuk liron Ilir Metën

May 4, 2026


Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer çështjen për rishqyrtim me datë 23 prill, por gjyqtarja Saida Dollani ka vendosur sërish kundër pretendimeve të mbrojtjes, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë që Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 për akuzat e korrupsionit në aferën CEZ-DIA, lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.






Source link