“O Zot, çfarë bëra”- Dalin pamjet e renda/ Momenti kur 57-vjeçari përplas për vdekje dy të miturit (Video)

May 3, 2026


Pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi rëndë një tjetër.

Videoja e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur makina lëviz me shpejtësi të lartë dhe përplas të miturit që ndodheshin pranë rrugës.

Në pamje shihet se si njëri prej fëmijëve goditet fatalisht në vend, ndërsa automjeti kalon sipër trupit të tij, duke shkaktuar një skenë tronditëse.

Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit del nga makina në gjendje paniku, duke bërtitur “O Zot, çfarë bëra”, ndërsa më pas largohet nga vendngjarja, duke dalë jashtë rrezes së kamerës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku sipas informacioneve, viktimat ishin duke luajtur pranë banesave të tyre. Dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç humbën jetën, ndërsa një tjetër 8-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara kur humbi kontrollin e mjetit dhe devijoi drejt trotuarit. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie



Source link