Konkurrentët e “Ferma VIP” kanë ngritur pretendime për një incident fizik të ndodhur brenda ambienteve të programit.
Bazuar në deklaratat e tyre, raportohet se Mimoza Ahmeti ka goditur Adin me një mjet rrethanor, duke i shkaktuar lëndime.
Situata është diskutuar fillimisht nga Gresa, e cila u shpreh: “Moj, Moza i ka rënë me fshesë Adit. Ja ka qit bërrylin gjak”. Në përgjigje të këtij raportimi, Ola komentoi shkurtimisht: “Moza është Moza”.
Më pas, Adi ka paralajmëruar ndërprerjen e garës së tij nëse nuk merren masa disiplinore nga organizatorët e emisionit.
Duke raportuar lëndim fizik nga goditja, ai iu drejtua banorëve të tjerë me fjalët: “Po më dhemb shumë dora pasha Zotin. Dhe 10 minuta del edhe një. Ose unë ose Moza. Kë të dojnë ata me zgjedh, unë s’rri më. Më rra me fshesë, më dhemb gjithë dora. Thashë, për 10 minuta duhet zarfi tjetër, ose Adi ose Moza!”.