Lumnije Thaçi bashëshortja e Hashim Thaqit del në publik në një ditë të rëndë për familjen e saj
1
Lumnije Thaçi-Gërxhaliu ka marrë pjesë në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Poshtme në Vushtrri, një ngjarje e dhimbshme që ka lënë plagë të mëdha te familja e saj dhe te shumë shqiptarë.
Pak kush e di se familja Gërxhaliu, së cilës i takon Lumnija, ishte ndër familjet që humbi më së shumti anëtarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Kosovarja.
Në masakrat e vitit 1999 në Studime të Poshtme, gjatë tre sulmeve serbe, u vranë dhe u ekzekutuan 145 shqiptarë, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë.
Vetëm nga familja Gërxhaliu u ekzekutuan 37 anëtarë. Mes personave që humbi Lumnije Thaçi-Gërxhaliu ishin vëllau i saj Haki Gërxhaliu, djali i tij Xhevdeti, si dhe shumë kushërinj e familjarë të tjerë.

Pjesëmarrja e saj në këtë përvjetor u pa si një moment i rëndë emocional, duke rikthyer kujtimet e dhimbshme të luftës dhe humbjeve të mëdha që familja e saj përjetoi në vitin 1999.