Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

May 2, 2026


Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete, mëson Sinjali.

Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026, ndërsa rreth orës 12:45 Njësia për Hetime të Përgjithshme në Gjilan është njoftuar për një rast të dyshuar të vetëvrasjes me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, Prokurorja kujdestare dhe ekipi i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme.

Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, viktima Slobodan Antic rreth 38-vjeçar, zyrtar për Bujqësi në Komunën e Novobërdës, ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, i shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e tij.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është konstatuar se viktima kishte një plagë hyrëse nga arma e zjarrit në anën e djathtë të kokës, ndërsa pranë trupit, në dorën e tij të djathtë, është gjetur edhe revolveri i kalibrit .22, me fishekë brenda, ku njëri prej tyre ishte i shkrepur.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk është bërë i ditur.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.






Source link