E tmerrshme, nëna përdorte vajzën 5-vjeçare për të joshur burrat për para
1
Një krijuese e përmbajtjeve për të rritur është akuzuar se ka përdorur vajzën 5-vjeçare për të promovuar punën e saj. Elizabeth Creekmore përballet tashmë me akuza të shumëfishta për krime.
41-vjeçarja u akuzua më 22 prill me katër akuza për shfrytëzim të fëmijëve dhe për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë.
“Daily Star” shkruan se për Elizabeth është ngritur një urdhër arrest dhe nëse dënohet për të gjitha akuzat, ajo mund të përballet deri me 72 vjet burg.
Policia ka bërë të ditur se hetimi për 41-vjeçaren nisi pas një informacioni nga Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë i Indianës (DCS), në SHBA, se Creekmore dyshohet se kishte përfshirë një fëmijë të vogël në “krijimin e përmbajtjes që synonte të tërhiqte abonentë të rritur”.
Sipas një dëshmitari, ajo i ka bërë një video një fëmije dhe e “ka përdorur për të gjeneruar të ardhura dhe për të tërhequr meshkuj të rritur”.
“True Crimes News” ka raportuar se hetuesit kanë gjetur mesazhe ku një person i kërkonte ‘video me skena seksuale me një ose me shumë fëmijë në dhomë ose në sfond’.
Dokumentet e gjykatës kanë zbuluar se në një kërkim në “Snapchat”-in e saj dolën katër skedarë të turpshme, duke përfshirë imazhe të 41-vjeçares që dyshohet se ekspozonte gjoksin e saj para fëmijës dhe foto të fëmijës pa rroba.
Autoritetet besojnë se e mitura ka qenë e pranishme gjatë krijimit të përmbajtjes që në vitin 2021, ndërsa burri i Creekmore u tha oficerëve se ai nuk kishte asnjë përfshirje në llogari.