Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzivisht i juaji!
2
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Vetëvendosjen se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Gjatë seancës në Kuvend, Bajrami iu drejtua ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se mungesa e kompromisit për çështje politike po krijon bllokadë institucionale.
“Ministre, 4 milionë euro taksa të qytetarëve i keni në dispozicion, 19 ministra, të gjitha nivelet e pushtetit, dhe nuk jeni në gjendje të bëni kompromis për pozitën e presidentit dhe po na dërgoni në zgjedhje. Ky është faji juaj, ekskluzivisht dhe vetëm i juaji, andaj mos dilni me manipulime”, tha Bajrami./Klankosova.tv