Femër dinake/ Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e uron! Çfarë ndodhi në Afterparty-n e BBVA5

April 24, 2026


Në festën e madhe të organizuar pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5” dhe shpalljes së Selin Bollatit si fituese, nuk kanë munguar intervistat dhe reagimet e personazheve më të njohur.

Për mikrofonin e emisionit “She’s on Top”, një ndër çiftet më të dashur të ekranit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, u pyetën pikërisht nëse Selin e meritonte titullin e fitueses.

Përgjigjet e çiftit ishin në pole të kundërta me njëra-tjetrën, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave:

Kiara Tito priti lajmin me shumë pozitivitet. Ajo u shpreh se i bëhej vërtet qejfi, theksoi se e pëlqen shumë Selinën si personazh dhe nuk ngurroi t’i uronte suksese publikisht.

Ndryshe nga bashkëshortja e tij, Luizi vendosi të mos jepte asnjë opinion për fituesen.

Me stilin e tij shpërfillës dhe plot ironi, ai u mjaftua duke thënë se nuk e kishte parë fare finalen, pasi “po flinte gjumë”.

Kjo deklaratë e këngëtarit shkodran nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit në rrjetet sociale. Shumë prej tyre e kanë interpretuar këtë “gjumë” si një tregues të qartë të mungesës së interesit dhe mospajtimit të tij të plotë me faktin që Selin ngriti çekun e madh.

Kujtojmë se mendimi i Luizit për fituesen është bërë i qartë edhe më herët. Gjatë qëndrimit të tij surprizë prej 48 orësh brenda shtëpisë së “BBVA 5”, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar Selinën hapur si një lojtare “dinake”.

Duket se ky perceptim i tij nuk ka ndryshuar aspak, as tani që formati ka përfunduar!



Source link