Sherr i fortë mes Mirit dhe Vrenozit, ndërhyjnë truprojat e televizionit/ Ilir Vrenozi: Më tha se do më zhdukë (Video)

April 22, 2026


Tensionet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë mbaruar, pasi një tjetër përplasje është bërë publike.

Ilir Vrenozi, i ftuar në emisionin “Breaking”, ka treguar detaje tronditëse nga një konflikt me ish-finalistin Miri.

Sipas tij, përplasja ka nisur menjëherë pas finales, kur Miri është shfaqur i pakënaqur që Vrenozi nuk e kishte përmendur si fitues.

“Pse nuk më përmende si fitues?” – ka qenë një nga arsyet e debatit, që më pas është përshkallëzuar edhe gjatë “post BBV”.

Vrenozi tregon se situata ka agravuar, duke përmendur edhe fjalë të rënda që, sipas tij, i janë drejtuar nga Miri.

“Pas kësaj ai mu drejtua duke më thënë ‘do të të zhduk’,” – deklaroi ai, duke shtuar se për këtë arsye ndihet i frikësuar.

Madje, ai u shpreh se po largohet nga Tirana për arsye sigurie, duke e cilësuar situatën si serioze.

Deri më tani nuk ka një reagim nga ana e Mirit lidhur me këto akuza, ndërsa deklarata e Vrenozit ka ndezur menjëherë rrjetin.



Source link