Peshëngritësja shqiptare Enkeleida Carja shkruan histori në Batumi, dy rekorde europiane për kampionen shqiptare!

April 22, 2026


Peshëngritësja shqiptare Enkeleida Carja ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian të zhvilluar në Batumi, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer.

Sportistja kuqezi dominoi në stilin e shkëputjes, ku ngriti 103 kg dhe vendosi një rekord të ri europian për të rinj. Por suksesi i saj nuk u ndal me kaq.

Në stilin e shtytjes, Carja realizoi 123 kg, duke kompletuar një garë të nivelit të lartë dhe duke dëshmuar superioritetin e saj në këtë aktivitet.

Falë kësaj performance brilante, ajo arriti të thyejë dy rekorde europiane: një në shkëputje dhe një tjetër në totalin e dygarëshit, duke regjistruar një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.

Ky sukses i radhës e vendos Enkeleida Carjan mes sportisteve më premtuese në arenën ndërkombëtare, ndërsa konfirmon se ajo është një nga figurat kryesore të sportit shqiptar dhe jo vetëm në këtë disiplinë.



Source link