Profesori nga Rahoveci demonstron në klasë mbrojtjen dhe sulmin me thikë
1
Jemi mësuar që t’i shohim profesorët teksa ligjerojnë para nxënësve. Por me një përformancë ndryshe është paraqitur Kujtim Gashi, profesor në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Në një video skandaloze, e cila është publikuar në Tik tok, Gashi shihet teksa demonstronte teknika të mbrojtjes dhe sulmit me thikë, gjatë orës mësimore.
E mbi videon e postuar, derisa ai bënë përformancën e tij me një thikë në dorë, është një mbishkrim interesant. Mbishkrim ky që më së paku i ngjan gjuhës dhe shkrimit të një profesori.
Profesori në fjalë ka përdorur mjete të mprehta për të ilustruar situata të ndryshme, duke i paraqitur ato si forma vetëmbrojtjeje./Indeksoline