Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Lezhës, zbulohet arsyeja

April 22, 2026


Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, Islor Islami, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pas zbulimit të disa ambienteve të përshtatura për lojëra fati në zonat e Laçit dhe Milotit.

Dorëheqja vjen në vijim të operacionit të koduar “Rastet”, i finalizuar nga Policia e Shtetit, pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Gjatë operacionit u zbuluan tre ambiente ku zhvilloheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. Njëri prej tyre ishte përshtatur gjithashtu për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në total, policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe shuma parash dhe pajisje të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.



Source link