Selin flet për herë të parë pas fitores, ironizon miqtë e BBV dhe shpreh dashurinë për Gimbon

April 21, 2026


Pas fitores së madhe në “Big Brother”, Selin Bollati ka folur për emocionet e saj dhe festën që po përjeton së bashku me miqtë e saj më të afërt. Në një intervistë për Top Channel, ajo ka treguar se ende nuk e ka marrë veten nga e gjithë kjo përvojë, por është gati për të festuar një sukses që e ka ëndërruar prej kohësh.

Gazetarja Sara Hila: Selin, urime, një festë kjo e gjitha për ty, si ndihesh me gjithë këtë festë pas fitores së madhe dhe një triumfi që e ëndërroje?Selin: Ndihem shumë mirë, se kam marrë akoma veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’, por jam ok.

Gazetarja Sara Hila: Pak më parë ti bërë një status në rrjetet sociale mes falënderimeve, mirënjohjes dhe gjithçkaje që ti ke marrë nga ky rrugëtim i gjatë në Big Brother.

Selin: Po, para pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte edhe një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim, për të gjithë ata njerëz që më mbështetën dhe ishte edhe një moment që mora për publikun.



Source link