“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën (Video)

April 20, 2026


Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës së studios dhe festave, duke u bashkuar me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorin e “West Side Family”, Landin.

Megjithatë, dyshja nuk ka shpëtuar pa trazuar ujërat në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të ndarë nga Landi, ata shihen në makinë në një moment mjaft të shkujdesur, por zgjedhja e këngës që ata këndojnë është interpretuar menjëherë nga fansat si një ironi e fshehtë drejtuar fitueses së këtij edicioni, Selinës.

Në video, Landi nis të këndojë vargjet: “Jo se kisha ditë se me ty do e gdhije…” Ndërsa Miri, i buzëqeshur, e pason menjëherë duke e vazhduar tekstin: “Ça fati kom që të kam komshie…”.

Ky “thumb” muzikor vjen në një moment kur rrjeti zien nga debatet mbi rezultatin e finales.

Miri ishte pa diskutim një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni dhe një nga finalistët kryesorë të cilin publiku e mbështeti përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, ndaj ky reagim krah mikut të tij ka nxitur edhe më shumë komentet mes ndjekësve.



Source link