Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun
2
Kryeministri Albin Kurti, ka arritur në Kuvend për t’u takuar me kreun e LDK-së Lumir Abidixhikun.
Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit, raporton Klankosova.tv.
“Njëherë flasim dhe diskutojmë në takim, pastaj diskutojmë për rezultatet”, tha Kurti para takimit.
Ky është takimi i katërt mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe më parë por pa rezultat.
Ndërkohë, Kosova ka hyrë në 8- ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.