Një ngjarje e rëndë ka tronditur Luizianën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tetë fëmijë janë vrarë me armë zjarri në qytetin Shreveport.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 me orën lokale, kur një person i armatosur ka qëlluar 10 persona. Mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç.
Autoritetet e cilësojnë incidentin si një “konflikt familjar” dhe bëjnë të ditur se disa nga fëmijët e vrarë dyshohet se kanë qenë të afërm të autorit.s sulmit, forcat e policisë e kanë ndjekur autorin, i cili është vrarë gjatë përballjes me efektivët teksa po përpiqej të largohej.
Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e autorit apo të viktimave, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivet e kësaj tragjedie që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.