Mevlan Shaba, ish-konkurrenti i njohur i “Për’puthen” dhe ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë së fundmi një moment mjaft të ëmbël në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një foto krah vajzës së tij, Mei, dhe pamjet tregojnë se e vogla është rritur vërtet shumë!

Kujtojmë se historia e tij e dashurisë mori vëmendje maksimale gjatë rrugëtimit të tij në “BBVK”.
Ishte pikërisht brenda asaj shtëpie ku partnerja i bëri surprizën emocionuese, duke i zbuluar live para gjithë publikut se ishte në pritje të ëmbël.
Vogëlushja Mei, e cila erdhi në jetë në vitin 2025, sot shfaqet si një vajzë e vogël, e qeshur dhe plot sharm. Në foton e publikuar nga Mevlani, dyshja duket se po shijon një moment relaksi së bashku, ndërsa buzëqeshja e Meit ka rrëmbyer menjëherë zemrat e ndjekësve.