Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

April 18, 2026


Një vatër zjarri është shfaqur pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset në zonë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë shpejt për vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në hapësirat përreth.

Si pasojë e tymit, një i moshuar dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni dhe kjo ka favorizuar përhapjen e flakëve.



Source link