Jemi të mençur, e kuptojmë kush është Rama! Do e rrëzojmë

April 18, 2026


Protestues nga e gjithë Shqipëria u mblodhën dje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në pritje të liderit të së djathtëve, Sali Berishës.

Mes tyre ka qenë edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili së bashku me vlonjatët janë pozicionuar në bulevard për të protestuar dhe për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama. I pyetur nga gazetarja e Euronews sa i përket skenarit të kësaj proteste, dhe a do të ndiqet ai i protestave të kaluara, pra mbajtja e fjalës, hedhja e molotovëve dhe ikja në shtëpi, Leskaj u pyet se nuk është pjesë e organizatorëve të protestës dhe nuk është në dijeni të skenarëve. Ndërkohë që më tej, Leskaj theksoi se populli vlonjat është i vetëdijshëm për vjedhjet që sipas tij, kryeministri Rama ka bërë në këtë qark dhe protestat janë e vetmja mënyrë me qëllim për ta larguar nga pushteti.

“Në Vlorë njëherë Edi Rama ka bërë grabitjet e tij më të mëdha dhe qytetarët e Vlorës janë të mençur dhe e kuptojnë kush është Rama. Jemi të vendosur që ti përdorim të gjitha mjetet demokratike”, tha Leskaj, ndërkohë që theksojmë se në zgjedhjet e majit, Partia Socialiste arriti që të merrte në qarkun e Vlorës plot 9 mandate.



Source link