Të dalë ai burrë që e ka bërë me mua dhe…

April 18, 2026


Deklaratat e forta të Arjan Konomit mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” nuk kanë kaluar pa një përgjigje të menjëhershme dhe mjaft të ashpër.

Pasi opinionisti pretendoi se në prapaskenat e “Për’puthen” konkurrentët bënin seks dhe përmendi emrin e saj, Shqipe Hysenaj ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Instastory.

Në postimin e saj, Shqipja nuk i ka kursyer aspak ofendimet, duke e quajtur opinionistin “Arjan kapuçi” dhe duke theksuar se ai përdor emrin e saj vetëm për të tërhequr vëmendje dhe audiencë.

Lidhur me aludimet për marrëdhënie seksuale në prapaskenat e programit, Shqipja ka lëshuar një sfidë publike, duke mohuar gjithçka me tone mjaft të ashpra.

Bravo se këto lajme ecin…, lajmi fake merr gjithmonë dhen, po mua balta jote as nga poshtë nuk mi bën këpucët pis… Informohu herë tjetër, se vetëm të gënjejnë ty dhe del si pulë pa kokë në studio televizive. Ps. Le të dali ai ‘burrë’ që ka bërë seks me Shqipen. E SFIDOJ këtë publikisht?!!! Nëse nuk del dihet kush gënjen.”

Përtej reagimit për akuzat, ish-konkurrentja ka zgjedhur ta godasë opinionistin edhe në një pikë tjetër, duke pretenduar se ai është thjesht një hap pas saj në karrierën televizive (duke kujtuar se ajo ishte vjet në “Fan Club”, ndërsa ai këtë vit).

Por, detaji që ka ndezur vërtet rrjetin është kërcënimi i hapur në fund të mesazhit të saj.

“E di unë pse më ke inat ti? Sepse vetëm unë ta di atë Sekretin tënd të Vogel që ty të dhemb aq shumë” – shkruan Shqipja.



Source link