“Do jemi miq! Dua të tërhiqem mbrapa…”
Ajo që pritej të ishte një nga romancat më të reja dhe më të diskutuara në “Ferma VIP”, duket se ka marrë një kthesë të papritur.
Pasi sakrifikoi lidhjen e saj jashtë shtëpisë për të ndjekur ndjenjat e saj, Vanesa është përballur me një zhgënjim të fortë.
Në një video të fundit që po bën xhiron e rrjetit, shihet një bisedë shumë e ftohtë dhe e tensionuar mes saj dhe Indrit.
Ky i fundit, pas një seance me psikologun e shtëpisë, duket se ka reflektuar dhe ka vendosur të marrë një vendim drastik për raportin e tyre.
Gjatë bisedës me Vanesën, Indri dëgjohet t’i thotë:
“Kam nevojë për një periudhë step-back (të tërhiqem), kjo nuk diskutohet. Jam në një fazë kaq konfuze… bëj gabime, nuk jam i pastër këtu… dhe si të tilla, kam nevojë për një periudhë step-back.”
Kur Vanesa e pyet drejtpërdrejt: “Çfarë do të thotë kjo?”
Indri përgjigjet qartë dhe ftohtë: “Për një periudhë, jemi miq!”
Reagimi i Vanesës ishte i menjëhershëm. Ajo u shpreh thjesht “Jemi miq? Ok”, u ngrit dhe u largua nga ambienti, duke lënë pas një heshtje të vështirë.
Kjo “tërheqje” e Indrit vjen në një moment tepër delikat. Kujtojmë se vetëm një mbrëmje më parë, gjatë spektaklit Live, Vanesa bëri një nga veprimet më të forta dhe më të komentuara të këtij edicioni.
Ajo i dha fund publikisht nga ekrani lidhjes së saj me partnerin jashtë shtëpisë, duke i kërkuar falje dhe duke theksuar se ndjenjat e saj për Indrin ishin bërë shumë të forta.
Ndërkohë pas kësaj bisede me Indrin ajo ka shpërthyer në lot, teksa ka qenë Sara ajo që i ka qëndruar afër për ta ngushëlluar.