Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i saj.
Edhe pse ai nuk ishte fizikisht aty, ai i dërgoi një mesazh virtual, me finalisten që “shpërtheu” në lot.
Selin shtoi se është shumë falënderuese për të dy prindërit e saj, që i kanë dhënë gjënë më me vlerë, që sipas banores është koha.Gjatë ditës së sotme, kur po merrja kohë për veten time dhe po flisja me publikun, ndër mesazhet që u mundova të jepja, dhashë një mesazh për të gjithë prindërit që t’u japin fëmijëve të tyre gjënë më me vlerë, që është koha. Jam me fat që jam rritur me dy prindër që më kanë dhënë kohë, koha është e shenjtë. Në fëmijëri kam kujtime shumë të bukura. Çdo gjë ua dedikoj mamit dhe babit”, u shpreh Selin.