Ditën e sotme Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, të cilën e kanë njoftuar në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar.
Sipas raportimi, PD ka kërkuar tri orë leje për protestën e cila po zhvillohen një muaj pas protestës së fundit.
Ndërkaq edhe policia ka njoftuar masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e institucioneve dhe akset rrugore që do të bllokohen.